Si ka lindur hit-i “Një puthje”?! Agon Nimani zbulon gjithçka në “Ku ke humbur?”…

vovalbania March 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si ka lindur hit-i “Një puthje”?! Agon Nimani zbulon gjithçka në “Ku ke humbur?”…

Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, vijnë me një stil shumë personal interviste në “Ku ke humbur?”. I ftuar sot në një intervistë me Jonida Aliçkolli, ishte Agon Nimani, i njohur ndryshe Ice Boy.

Një artist shumë i dashur për publikun, me disa prej këngëve hit akoma edhe sot, Nimani u shpreh për jetën artistike, largimin nga muzika, familjen e shumë të tjera. Por si e komenton ai suksesin e jashtëzakonshëm të “Një puthje” dhe si është krijuar kënga?

Kënga “Një puthje” ka qenë spontane. Nuk e prisja që ajo këngë të merrte aq shumë sukses. E ka pëlqyer publiku. Kam dëgjuar që e kërkonin shumë njerëzit atë këngë. Iniciatori ka qenë Bojken Lako, më ka përkrahur shumë. Mendoj që ka qenë një nga artistët më të mirë dhe një person fantastik. Kam pasur fatin që kam mundur të takohem me të dhe pastaj të kem mundësinë të ekspozohem në televizion.

A do të dëshironte Nimani një ‘remake’ të ndonjë prej këngëve të tij?

Do ta lejoja të ma bënin ‘remake’ këngën. Është një sukses edhe më i madh, është e mrekullueshme. Këngën “Një puthje” nuk ma kanë bërë remake, por dj ma kanë bërë remix.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE