“Julit i ka futur frikën”/ Romeo për lojën e Jetmirit: Luan me koalicion si partitë politike!

vovalbania March 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Julit i ka futur frikën”/ Romeo për lojën e Jetmirit: Luan me koalicion si partitë politike!

Hyrja e Jetmirit në shtëpi duket se ka trazuar ujërat dhe aleancat e krijuara mes banorëve. I pyetur për këtë, Juli u shpreh se Jetimir po e bën lojën mbrapa krahëve dhe jo duke u përballur. Ai tha se kur Jetmiri të dojë të debatojë, duket ta bëjë përballë me Julin, e jo duke folur mbrapa krahëve. Juli tha:

Nuk e kuptoj kur nuk më konsideron, vjen e më godet. Ky zotëria ka vendosur të mos e bëjë lojën përballë. Nëse është një gjeneral i mirë i historisë, le ta bëjë lojën me vajzat. Unë i kam thënë kur të dojë të bëjë një debat tamam, unë këtu jam, nuk kam as frikë, i kam arguementat gati. Nuk kam asnjë kështu ‘e konsideroj, nuk e konsideroj’. Unë i pres njerëzit përballë, nuk i gjej kur fshihen. Unë kam 20 vjet karrierë dhe kur të dal nga këtu, e di që do bëj prokopi. Dhe ti ke qeshur e më ke duartrokitur. Kështu që mos fol pas krahëve sepse je një injorant.

Romeo ka komentuar sot lojën e Jetmirit, teksa tha se tashmë ai është komentator dhe jo lojëtar i fortë, siç ka qenë kur u shpall fitues i Big Brother. Megjithatë, sipas tij, Jetimir ka frikësuar Julin, pasi po tenton të marrë vajzat, të cilat sipas tij janë në aleancë me të. Ai shtoi se Jetimir luan me koalicione dhe nuk luan dot vetëm. Romeo shtoi:

Kur ka ardhur, ka pasur emocione të forta dhe tha që mos më acaroni se do nxjerr luanin, tigrin e të tjera që nuk ia shohim dot. Unë mendoj që Jetimir ka qenë i fortë 14 vite më parë. Tani është komentator. Shako Hoxha nuk luan dot në fushë. Juli është në panik, dredh këmbën, ia ka futur frikën. Iu afrua ky Ledjonës, i iku mendja Julit. Ky djali që fliste për rekrutime, thoshte ‘çfarë bëhet kështu’, e bëri si partitë politike, nisi të mblidhte deputetët e zonës, por mblodhi vetëm Françeskën. Jetmiri luan me koalicion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49584 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE