Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

vovalbania March 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Sipas MeteoAlb, që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu.

Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mesditës, por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 21°C vlera më e lartë përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 4 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49650 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE