Big Basta akuza të forta ndaj Fifit, ja shkaku

vovalbania March 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Big Basta akuza të forta ndaj Fifit, ja shkaku

Fifi ishte mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” për të performuar para banorëve.

Ajo dhuroi një super atmosferë duke kënduar disa nga super hitet e saj. Mes të tjerash, këngëtarja ka kënduar edhe “Jemi dhe s’jemi” të Vesa Lumës.

Gjë që mesa duket nuk është pritur mirë nga kjo e fundit dhe bashkëshorti i saj Big Basta.

Big Basta ka publikuar videon e Fifit duke kënduar në BBV, teksa ironizon për të drejtat e autorit.

“Ma dërguat këtë video që po këndon gruaja ime tek Big Brother, por artistja që shumë e respektoj dhe që po këndon live në shtëpinë më të famshme në Shqiptari nuk është gruaja ime … Madje nuk e di as që kjo këngë të jetë e saja … #copyright #albania”-shkruan ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49627 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE