“Kam qenë prezent në natën kur u bë deklarata e pavarësisë…”/ Agon Nimani shprehet për babain: 16 orë shkrim pa ndalim…

vovalbania March 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam qenë prezent në natën kur u bë deklarata e pavarësisë…”/ Agon Nimani shprehet për babain: 16 orë shkrim pa ndalim…

Personazhe që i kemi pëlqyer dhe mund të na kanë shenjuar periudha të ndryshme të jetës nëpërmjet artit apo ndikimit të tyre në publik, vijnë me një stil shumë personal interviste në “Ku ke humbur?”. I ftuar sot në një intervistë me Jonida Aliçkolli, ishte Agon Nimani, i njohur ndryshe Ice Boy.

Një artist shumë i dashur për publikun, me disa prej këngëve hit akoma edhe sot, Nimani u shpreh për jetën artistike, largimin nga muzika, familjen e shumë të tjera. Ndër të tjera, Agoni u shpreh për babain e tij Shyqri Nimanin, një figurë e rëndësishme për Kosovën.

Unë kam pasur talentin. Mendoj që ka ndikuar shumë, sepse kam ardhur nga një familje artistësh… Unë kam qenë prezent në natën kur u bë deklarata e pavarësisë. Babi më ka shtyrë gjithmonë, atë natë unë e kam shtyrë babin dhe i kam dhënë kurajo të vazhdojë. Ka qenë e vështirë të bëjë gjithë atë shkrim pa bërë asnjë gabim. Rreth 16 orë shkrim. Letra ka qenë speciale nga Londra dhe nuk kishim kopje. Ka qenë shumë intensive. Ka qenë pak e vështirë ajo pjesë…

Është shumë e vështirë të bësh gjëra më tej babit. Ne sapo përfunduam librin e fundit që e ka lënë përgjysmë, dhe e kemi përfunduar me anë të shkrimeve që ka përgatitur paraprakisht. E ka bërë me shumë pasion shkrimin e librave për shqiptarët. Libri i fundit e ka emrin “Shqiptarët dhe serbët”. Do dalë në treg, sapo e kemi printuar në Itali. Do të promovohet në qershor, periudhë kur është pëvjetori i vdekjes së babit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE