Rama-Blinken te Piramida/Sekretari amerikan vlerëson Ramën si “kryeministër shumë të mirë”!

vovalbania February 15, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rama-Blinken te Piramida/Sekretari amerikan vlerëson Ramën si “kryeministër shumë të mirë”!

Kryeministri Edi Rama falënderoi sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për vizitën në Tiranë. Dy zyrtarët e lartë ishin te Piramida e Tiranës, tashmë qendra më inovative në rajon, në një takim me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të SHBA-ve dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA-të.

Në takimin me të rinjtë dhe të diplomuarit me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”, Rama u shpreh:

Diktatori ynë për të cilin kjo Piramidë u ndërtua dhe për të cilin u dedikua si tempull i përjetshëm po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na rriti me urrejtjen për t’ju luftuar. Ai na mësoi që t’ju urrenim. Sot ne ju mirëpresim dhe urojmë marrëdhënien tonë.

Në emër të gjithë shqiptarëve ju uroj mirëseardhjen dhe ashtu siç shkruan ligji ynë  500 vjet përpara “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut” dhe çelësat e shtëpisë tonë janë duar të sigurta me ju dhe ju jeni shumë të sigurt në mesin tonë. Mirë se vini në Shqipëri miku ynë dhe të lutem të kini parasysh se ne mund të mos jemi aq të mëdhenj si vendet e tjera që vizitoni ju dhe mund të mos jemi aq të pasur, por ne jemi në vend të parë sa i përket dedikimit tonë dhe nuk jemi aq të mërzitshëm sa vendet e tjera mund të jenë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken vlerësoi si “të mrekullueshme” mikpritjen në “vendin e shqiponjave”.

Ju falënderoj për mikpritjen e mrekullueshme në vendin e shqiponjave, e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë, por sidomos e ndjej ngrohtësinë në këtë dhomë dhe në çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë. Nuk mund ta shpjegoj sa mirënjohës jam. Ju falënderoj për rolin tuaj të udhëheqjes! Eshtë dëshmi e fuqisë së programeve tona për rininë dhe që të jem sot me ju për të festuar arritjen e këtyre programeve, është moment i rëndësishëm dhe vlerësim për punën tuaj për të.

Blinken i shprehu mirënjohjen kryeministrit Edi Rama për partneritetin dypalësh, ndërsa e cilësoi një udhëheqës të shquar dhe kryeministër shumë të mirë.

Ju falënderoj dhe jam i lumtur që jam me ju në një qytet ku ju keni qenë kryetar bashkie dhe e keni energjizuar dhe i keni dhënë ngjyra të bukura. Jam mirënjohjes për partneritetin e jashtëzakonshëm që ne të dy kemi. Z.kryeministër është jo vetëm një udhëheqës i shquar, por edhe një kryeministër shumë i mirë. Këto katër vitet e fundit që kemi punuar bashkë, kryeministri Rama ka qenë pranë nesh dhe i ka përballuar këto vështirësi së bashku me ne.

Teksa foli për arritjet e Shqipërisë, Antony Blinken nuk la pa përmendur edhe shqiptarët e suksesshëm në SHBA, si këngëtarja Dua Lipa, apo shefja e Teknologjisë në Open AI, Mira Murati. Blinken përmendi edhe kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Po në mjediset e Piramidës, sekretari amerikan i Shtetit takoi kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj, kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE