Romeo ka shfryëzuar lidhjen më të për famë? Jonida Maliqi flet për deklaratën e aktorit

vovalbania March 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Romeo ka shfryëzuar lidhjen më të për famë? Jonida Maliqi flet për deklaratën e aktorit

Jonida Maliqi ka folur për raportin me Romeo Veshajn, duke komentuar edhe akuzat ndaj tij në BBV.

Ajo ishte e ftuar në episodin e dytë të podcastit të ri nga Isli Islami “N’audi”, ku nuk i shpëtoi pyetjes lidhur me deklaratën që Romeo bëri për të pak javë më parë.

Jonida hodhi poshtë tezën që u ngrit ndaj Romeos se ka përdorur lidhjet për famën që ka sot. Sipas saj, nëse lidhja e tyre do ishte për interes, nuk do qëndronin për dy vite bashkë.

Sot, tha ajo, ata kanë marrëdhënie mjaft të mira me njëri-tjetrin dhe ruajnë respekt për kohën që kanë kaluar bashkë!

Pjesë nga intervista

Isli: Jonida, si u ndjeve kur Romeo tha për ty brenda shtëpisë së Big Brother, që “atë vajzë e kam dashur shumë…”?

Jonida: Sigurisht që m’u bë shumë qejfi. Të dy ruajmë miqësinë, interesohemi për gjërat e njëri-tjetrit, më pyet e pyes si shkojnë gjërat. Më duket absurde që njerëzve u vjen çudi që ne ruajmë raporte të mira, edhe pse të ndarë. Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashke dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Këtu boll!

Isli: Kam përshtypjen që ti je e vetmja që mund ta sqarojë këtë pjesën; Romeo është sulmuar shumë, nga shumë njerëz që kanë thënë se i ka shfrytëzuar lidhjet me vajza të njohura, për të marrë famë, është ky togfjalëshi që përdorin njerëzit…

Jonida: Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar për shkak të kam qënë më herët se ai në skenë. Kjo gjë ndodh në çdo lloj profesioni, nuk ka ndodhur vetëm mes nesh, ndodh edhe në botë. Ah, mund të ketë patur ndonjë ndikim, por jo të bëhesh detyrimisht i famshëm nga ai personi…

Isli: dmth i kanë rënë në qafë kot, nuk ka qënë ai qëllimi…

Jonida: Po s’ka qënë ai qëllimi, sepse 2 vite nuk mund të qëndronim për “qëllimin”…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50256 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE