Andrew Tate sërish pas hekurave, arrestohet për llogari të Britanisë!

vovalbania March 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Andrew Tate sërish pas hekurave, arrestohet për llogari të Britanisë!

Kanë përfunduar sërish pas prangave influenceri kontrovers i mediave sociale, Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan pasi autoritetet atje kanë zbatuar një urdhërarrest, të lëshuar nga Britania e Madhe. Vëllezërit akuzohen për agresion seksual, me rastet e përmendura në dosjen hetimore që datojnë në periudhën midis 2012 dhe 2015. Atyre iu dorëzua një urdhërarrest i lëshuar nga Gjykata e Magjistraturës Westminster.

Dyshja mohojnë të gjitha akuzat kundër tyre, ndërsa përfaqësuesit ligjorë thanë se ishin plotësisht të përkushtuar për të rrëzuar këto akuza me vendosmëri të palëkundur. Vëllezërit Tate po përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor edhe në Rumani. Ata qëndruan për një kohë të gjatë në burg e më vonë në arrest shtëpie, pasi u ndaluan në dhjetor 2022.

Ata u akuzuan, së bashku me dy gra rumune, që akuzohen si pjesë e grupit të dyshuar të krimit të organizuar. Pretendohet se dy vëllezërit dhe dy gra rumune formuan një grup në vitin 2021, për të kryer trafikim njerëzor në Rumani dhe vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Tate ia doli që në gusht 2023 të lirohej nga arresti shtëpiak, ndërsa vëllezërve iu lejua të udhëtonin kudo brenda Rumanisë, por nuk mund të largoheshin nga vendi. Në janar, një gjykatë rumune anuloi gjithashtu një vendim për sekuestrimin e aseteve të Tate, me 37-vjeçarin që mori mbrapsht supermakinat e tij, pronat dhe orët e shtrenjta. Ndërkaq, një dokumentar investigativ mbi ish-kikboksierin Andrew Tate, u zhvillua në BBC Three. Dokumenti quhet “Andrew Tate: The Man Who Groomed the World?”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE