8 minuta seancë plenare, mes kaosit miratohen edhe ndryshimet e Rregullores së Kuvendit!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
8 minuta seancë plenare, mes kaosit miratohen edhe ndryshimet e Rregullores së Kuvendit!

Mes tymueseve të opozitës e në një seancë plenare 8 minutëshe, maxhoranca miratoi projektligjet në rendin e ditës. Po ashtu, me 74 vota pro morën OK-in ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit që e çojnë në 2 muaj nga 10 ditë që është aktualisht, pezullimin e deputetëve që shkaktojnë tensione në sallë.

Paralelisht me aksionin e kolegëve të përjashtuar për të hyrë në Kuvend, me qëllimin që edhe seanca e sotme plenare të përfshihej nga kaosi deri në plotësimin e kërkesave opozitare për ngritjen e komisioneve hetimore, të tjerë deputetë të Partisë Demokratike kishin bllokuar dy nga katër hyrjet e Kuvendit, që të ndalonin futjen e deputetëve socialistë në sallë.

Sipas tyre, për aq kohë sa Garda e Republikës u ndalon hyrjen deputetëve demokratë që nuk janë të përjashtuar, as ata nuk do t’i lejojnë socialistët të futen në Kuvend, duke ndaluar zhvillimin e një seance normale plenare. Gazment Bardhi:

Deputetët e pa përjashtuar duhen lejuar të futen në seancë, kjo nuk po ndodh. Eshtë parlament njëpartiak. Ne do të tentojmë në respekt të mandatit që na kanë dhënë qytetarët, mandatet nuk i kemi fituar nga Rama. Manekinë që ngrejnë kartonin, janë kthyer në manekinë që ngrejnë vetëm kartonin, ka më shumë forca sigurie se punonjës civilë apo se deputetë.

Duke folur për gazetarët, Gazment Bardhi tha se nuk e njohin rregulloren e re, të miratuar me votat e maxhorancës.

Sot e patë që Kuvendi ashtu siç në fakt këto dy muaj është salla e rojeve të Edi Ramës. Si çdo regjim edhe Edi Rama ka nevojë për forca sigurie. Sot në një atentat të vërtetë të parlamentarizmit është miratuar në mënyrë të njëanshme të setit të rregullave të bashkëjetesës në Parlament. Ndryshimi do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Ne nuk e njohim dhe nuk do t’i bindemi atyre rregullave me të cilat nuk kemi rënë dakord!

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49137 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE