Bledi Mane në TAR: “Heidi përveç pjesës së buzëve që i ka yll nuk ofron ndonjë gjë tjetër…”!

vovalbania March 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bledi Mane në TAR: “Heidi përveç pjesës së buzëve që i ka yll nuk ofron ndonjë gjë tjetër…”!

Sot në emisionin “Live from Tirana ishte i ftuar në studio gazetari dhe ish-konkurrenti i “BBV” Bledi Mane. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri banorëve iu është dhënë një sfidë ku duhet të përqafohen me banorët që kanë më inat dhe e gjitha kjo është kthyer në një situatë gazmore edhe për vet banorët. Si e komenton Mane?

Vjen një moment që truri dhe kreativiteti i tyre bllokohet dhe është detyra e “BBV” t’i ofrojë lojra dhe sfida të tilla për t’i bërë më aktiv dhe atraktiv. Është sfidë e bukur sepse në atë shtëpi ka pasur shumë sherre, shumë ulërima dhe duke u bërë bashkë me banorë që kanë inat do të zbuten. Juli dhe Romeo janë brenda habitatit të tyre dhe një përqafim i zgjon dhe i shkund. Këtë “BBV” unë ende jam në një opinion të dilemtë, nuk jam as shumë optimist as shumë pesimist. Faji i banorëve është që garën e kanë me “BBV” paraardhës dhe ky është një difekt shumë thelbësor. Kanë parë shumë YouTube dhe subkoshienca e tyre imiton, duhet të zhvishen nga spektakli. Unë e njoh Ilnisën dhe është një vajzë perverse në kuptimin e mirë të fjalës, nëse kemi një Ilnisa vetvetja do të shohim spektaklët, e ka jetuar jetën në shumë dimensione. Ata garën e kanë me veten jo me ish banorët. Kam kolege Erjolën e cila e filloi shumë vrullshëm me gatimet dhe provokimet e saja dhe tani ka rënë në stanjacion. Ndoshta po rikuperon energjitë. Të gjithë pak a shumë i njoh se jetojmë në të njëjtin vend.

Çifti Heidi-Romeo parë nga sytë e Manes?

Nuk ka dashuri në atë shtëpi. Heidi përveç pjesës së buzëve që i ka yll nuk ofron ndonjë gjë tjetër. Romeon e kemi shok por është ende një lojtar që nuk po shkon tek nota 7, është tek nota 5-6, më duket shumë i frustruar dhe i goditur. Ka pasur plane të tjera dhe nuk i janë realizuar.

Nominimi Silvi-Ledjona, kush del sonte?

Silvi merreni nesër në intervistë se do të dalë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49511 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE