Fotografia që keni bërë lehtësisht mund të zbulojë nëse jeni të lodhur ose të sëmurë!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Fotografia që keni bërë lehtësisht mund të zbulojë nëse jeni të lodhur ose të sëmurë!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/03//fotografia-qe-keni-bere-lehtesisht-mund-te-zbuloje-nese-jeni-te-lodhur-ose-te-semure.jpg)
Shkencëtarët nga Instituti Suedez Karolinska në Stokholm kanë konstatuar që në bazë të fotografisë së fytyrës në më shumë se 80% të rasteve mund të përcaktohet a është një person i sëmurë apo jo. Të ballafaquar me fotografitë e personave të sëmurë dhe të atyre të shëndetshëm të anketuarit me 81% saktësi kanë veçuar personat e sëmurë.
Shkencëtarët janë interesuar për karakteristika specifike që i ka ndihmuar të intervistuarit të caktojnë a janë personat në fotografi të sëmurë apo të shëndetshëm. Në rrethin e dytë të hulumtimit janë përqendruar në simptomat vizuale të sëmundjes së fytyrës e cila ka të bëjë me buzë të zbehta, sy të ënjtur apo të skuqur.
Me përjashtim të lëkurës së shkëlqyer të gjithë të anketuarit kanë theksuar faktorët e tjerë si edhe ata në bazë të të cilëve kanë identifikuar të sëmurët në fotografi. Shkencëtarët në punën e publikuar në revistën shkencore Proceedings of the British Royal Society B, kanë paralajmëruar që mbështetja vetëm në analizën vizuale mund të jetë e gabueshme. Fytyrat e personave të pikëlluar apo të lodhur për shembull mund të jenë të zëvendësuara me ato të të sëmurëve.