Sot festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin “Skënderbej” (FOTOT)

vovalbania August 05, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot festohet Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në sheshin “Skënderbej” (FOTOT)

Myslimanët kudo në botë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e njohur si Festa e Sakrificës. Kjo festë disaditore është një nga dy festat më të rëndësishme të Islamit.

Në Sheshin Skënderbej, besimtarët myslimanë ishin të shumtë në numër. Pas riteve fetare dhe faljes së namazit të Bajramit, ata u shpërndanë në shtëpitë e tyre, ku vijojnë me vizitat e të afërmve, therjen e kurbanit e shpërndarjen e saj.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bajram Spahiu, në mesazhin e tij u ndal në një sërë çështjesh, mes të cilave te largimi i të rinjve dhe varfëria.

Një mesazh kishte edhe nga vetë besimtarët myslimanë të pranishëm në shesh.

Sakaq, kjo ditë shënon vullnetin e Ibrahimit (Abrahamit në Bibël) për të sakrifikuar djalin e tij, sipas urdhrave të Zotit. Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose një dhi. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.

Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit.

Pelegrinazhi në Mekë është një detyrim për besimtarët myslimanë, i cili duhet të bëhet një herë në jetë nga të gjithë myslimanët që mund ta përballojnë udhëtimin, si nga ana financiare ashtu dhe ajo shëndetësore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65492 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE