Me një zgjedhje si kurrë më parë, ndiqni LIVE sot “BBV3”!

vovalbania March 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me një zgjedhje si kurrë më parë, ndiqni LIVE sot “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”.

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” dinamikat dhe debatet sa vinë e shtohen, teksa banorët janë përballur me sfida të shumta. Egla dhe Meritoni kanë nisur një sherr të madh! Mendimet anonime për njëri-tjetrin, kanë “ndezur gjakrat” në shtëpi! Kush do të eliminohet, mes Silvit dhe Ledjonës?

Për këto dhe shumë të tjera, do të keni mundësi ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube. Me një zgjedhje si kurrë më parë, “Big Brother Vip” sonte, në drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në Top Channel!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE