Reagojnë familjarët e Heidit për akuzat ndaj saj: Xhelozi, zili dhe smirë!

vovalbania March 12, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Reagojnë familjarët e Heidit për akuzat ndaj saj: Xhelozi, zili dhe smirë!

Heidi Baci është një ndër personazhet më të komentuar në edicionin e tretë të Big Brother Vip.

Pjesëmarrje e saj është komentuar shumë në media, ku shumë përdores të rrjeteve sociale apo edhe deklarata të shumta në media nga personazhe publik, e kanë akuzuar hapur Heidin për lidhjet e saj të krijuar në këtë format, fillimisht me Massimiliano Varrese në Grande Fratello dhe së fundmi për romancën e saj me Romeo Veshaj.

Ndërkohë që është ka marrë kritika të shumta, familjarët e Heidit kanë vendosur që të bëjnë nëj reagim në rrjetin social “X”, përmes të cilit kanë shpjeguar se në fakt Heidi nuk ka patur një lidhje me Massimiliano Varrese dhe mes tyre nuk është shkëmbyer asnjë puthje apo përqafim.

“U bënë sot fiks dy muaj që kur Heidi ka nisur rrugëtimin e saj në Big Brother. Në këto 60 ditë plot emocion, të gjithë kemi arritur të njohim një vajzë të sinqertë dhe të vlerësojmë çiltërsinë dhe buzëqeshjen e saj.

Jemi të vetëdijshëm që BBV është një lojë, ndaj duhet të lejojmë që publiku të përjetojë emocione të vërteta dhe të gjykoj Heidi-n, qofshin kundër apo pro saj.

Si staf i saj, i detyrohemi një shpjegim publik të gjithë audiencës shqiptare, e cila me të drejtë ka rezerva ndaj Heidit, duke qënë se përflitet historia e saj në Grande Fratello (një reality show në gjuhë të huaj, të cilin shumë prej jush nuk e kan ndjekur apo kuptuar), si e vetmja mënyrë për të kritikuar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP ALBANIA, në bazë të disa lajmeve të rreme dhe të pasakta që duhen thelluar.

Nuk duam të hapim debate kundër personazheve të Showbiz-it që shfaqen në video. Personazhe që, si çdo vit, përpiqen të perfitojnë vëmëndje në rrjete sociale në saj të imazhit të konkurrentëve më të fortë.Personazhe që madje thonë se “Jo, nuk e ke ndjekur Grande Fratellon” (përgjigja që presin nga strategjia e tyre e “psikologjisë së kundërt”)

Në fakt, kjo gjë është pak por e sigurt dhe nuk është nevoja t’ju pyesim nëse e keni ndjekur. Ka ardhur koha që të mohojmë kategorikisht të gjitha akuzat dhe mashtrimet qe thuhen për të:

Heidi jo vetëm që nuk ka pasur kurrë nje lidhje apo romancë ne Grande Fratello, por asnjëher nuk ka pëlqyer apo flirtuar hapur me djemtë, sidomos me njeriun me të cilin i atribuohet një lidhje dashurie.

Nuk ka ndodhur kurrë asnjë puthje, përqafim, prekje apo asgjë tjetër veç klipeve ku shkëmbenin disa shikime (edhe sot e kësaj dite, Beatrice, protagonistja dhe finalistja aktuale e Grande Fratello, vazhdon të kujtojë vështrimin sensual të Heidit).

Siç e shihni qartë e pastër në Video, « Jo-të » e saj ishin të shumta, “Jo” të cilat për fat të keq nuk u morën në konsideratë nga shumë palë që kërkonin me ngulm një histori dashurie brënda shtepise më të famshme në itali, dhe kjo është arsyeja kryesore pse Heidi vendosi të braktis atë lojë me vullnetin e saj të lirë, pasi kuptoj se personazhi i saj dhe qëndrimi I saj në atë shtëpi lidheshin vetëm me marrëdhënjen e saj me dikë tjetër, nje marrëdhënie që ajo nuk miratoi kurrë dhe madje fajësohej për këtë gjë.

Familja e saj ishte e para që kuptoj gjëndjen e saj të renduar dhe takimi me të atin ishte rikthimi në realitet, fal të cilit u rikthye në vete dhe rifitoj buzëqeshjen e saj.

Heidi nuk ka folur kurrë për këtë histori, janë vetë gazetat italiane që kanë folur per „Dhunë psikologjike” dhe e kanë tuteluar atë.

Sjelljet për të cilat Heidi ishte ankuar dhe për të cilat ajo vetë ishte fajësuar, më pas u bënë një rast edhe më i fortë mediatik kur u ripërsëritën te protagonistët e tjerë të Grande Fratello-s, ndaj publiku u ndërgjegjësua dhe u indinjua për këtë gjë.

Italia vazhdon të mbështesë Heidin në Big Brother ALBANIA! Ata ndjekin BB-në pa kuptuar asnjë fjalë, për Heidin, për personin e bukur që është dhe që ata duan.

Ndërkohë në Shqipëri ka emisione ku një vajzë 26-vjeçare diskretitohet duke thënë: “e ka bërë tashmë një herë”. Në këtë BB janë edhe 4 banorë të tjerë që marrin pjesë në këtë format për herë të dytë (dhe, ndryshe nga Heidi, këta të fundit po e riprovojn në të njëjtin shtet, përball të njejtit publik, në të njejtën shtëpi dhe me zotërim të plotë të gjuhës Shqipe.)

Përse nuk thuhet e njëjta gjë për ta?

Gjykojeni vetë.P.s: për sa i përket urrejtjes së papritur nga ish-banorët, 3 fjalë për ju
XHELOZI, ZILI & SMIRË

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE