Juli ‘shtang’ Romeon pas prime-t, i përmend romancën e Donaldit me Beatrix dhe bën deklaratën e fortë

vovalbania March 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Juli ‘shtang’ Romeon pas prime-t, i përmend romancën e Donaldit me Beatrix dhe bën deklaratën e fortë

Duket se raportet mes dy aktorëve, Jul Deda dhe Romeo Veshaj, sa vijnë dhe përkeqësohen në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mes një sërë debatesh me njëri-tjetrin, pas prime-t të djeshëm, Juli i ka përmendur Romeos historinë e vëllait të tij, Donaldit me këngëtaren Beatrix, teksa ishin pjesë e “Big Brother VIP 1”.

Juli ia përmendi historinë Romeos për t’ia krahasuar atij me situatën aktuale ku ndodhet, pra raportin me Heidin. Më pas aktori tha se pritet që Romeos t’i hyjë në shtëpi ‘ndonjë nga jashtë’, ashtu sikur Bora Zemani për Donaldin.

Për këtë ai tha: “Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”, tha Juli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE