“Ti se di ç’më ka ndodhur mua me babin”/Heidi debaton me Meritonin!

vovalbania March 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ti se di ç’më ka ndodhur mua me babin”/Heidi debaton me Meritonin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Sot Heidi është përfshirë në disa debate në BBV. Pas debatit me Julin, ajo është provokuar dhe nga Meritoni, i cili i ka bërë një pyetje në lidhje me babanë e saj. E prekur nga pyetja, ajo i ka kërkuar që të mos i prekë gjërat e saj që ka përjetar jashtë.

Sipas Heidit, ajo dhe familja e saj kanë përjetuar shumë stres në kohën kur babai i kërkoi të largohej nga “Grande Fratello”, pasi filloi të njihej me banorin më të madh në moshën e saj, Massimiliano Varese. Heidi u shpreh:

 Ti më preke në moral. E di çfarë më ka ndodhur mua me babin, çfarë lloj stresi në familjen time more, ejjj! E di çfarë më ka ndodhur mua me babin? Unë të kam prekur ty në gjërat e tua personale jashtë? Kurrë.

Ditët e fundit për Heidin nuk kanë qenë aspak të leheta. Ajo së fundmi është ndarë nga Romeo dhe të dy banorët kanë vendosur të vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në BBV3.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE