“Sulmi është kryer nga…”/ Spartak Ngjela tregon pikëpyetjen e madhe dhe hedh dritë mbi ngjarjen

vovalbania December 07, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Sulmi është kryer nga…”/ Spartak Ngjela tregon pikëpyetjen e madhe dhe hedh dritë mbi ngjarjen

Avokati Spartak Ngjela thotë se sulmi ndaj Sali Berishës, ku u godit me grusht nga një qytetar ditën e djeshme gjatë protestës, është një fyerje e madhe për kryedemokratin.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se nëse sulmi është urdhëruar nga të huaj, kjo përbën një paralajmërim për Berishën, që të mos fusë hundët aty ku nuk duhet.

Sipas tij, kryeministrit Edi Rama i intereson që Berisha të jetë në politikë, pasi ky i fundit nuk ka vota të mjaftueshme për ta mundur dhe e sheh si opsionin më të largët, që kreu i qeverisë të ketë gisht në këtë sulm.

“Nuk e prisja, por ishin agravuar shumë situatat e Saliut. Ne nuk e dimë arsyen kush e ka goditur dhe pse e ka goditur. Ne dimë një njeri që këta thonë me çrregullime që nuk i shoh ato, sepse nuk di motivin. Edhe një njeri që nuk është i rregullt mendërisht, ka një motiv, nuk e dimë motivin pse i ra. Por për Saliun është fyerje e madhe, është shumë fyerje e madhe, nuk e kuptoni ju? Ai është në garë politike, kundërshtari në çdo moment i jep atë, si e konceptoni ju politikën? Çdo të thotë mbrojtje? Ajo ka dalë me grusht, i ka rënë me grusht, që është në media. Do fillojë fushata elektorale, atë do nxjerrin çdo moment, madje do ta bëjnë spot, është fyerje. Por kush e ka bërë dhe pse është bërë, nuk e dimë ende.

Pra kush e ka bërë, ia kanë bërë shqiptarët, e ka bërë një person për hakmarrje, apo e kanë bërë të huajt. Ky thotë ma kanë bërë shqiptarët, ma ka bërë Rama. Ai është opsioni më i largët, se Rama e ka në favor Saliun, se nuk ka vota. Duhet të më sillni prova, nuk ka prova fare. Pyetja ishte, shqiptarët apo të huajt? Ta eksludojmë shqiptarët se nuk ka ndonjë rrezik të madh, mund ta kenë bërë për fyerje, kushdo që e ka bërë. Por nëse e kanë bërë të huajt, ka pikëpyetje të madhe. Pse? Unë them se si kanë operuar në këto 30, 40 vjet që i njoh unë. Është paralajmërim. Nëse e kanë bërë ata është paralajmërim, është paralajmërim, mos fut hundët aty ku nuk duhet. E di Saliu ku i ka futur hundët, nëse e kanë bërë ata. Kush e do që të shkatërrohet samiti. Kush janë të huajt? Beogradi me Moskën. Samiti ka ngritur tensionet në Beograd dhe Moskë”, theksoi ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49181 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE