“Është barbaritet!” /Erjola përgatiti tortë për ditëlindjen e babait të saj të ndjerë, Egla thyen pjatën!

vovalbania March 14, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Është barbaritet!” /Erjola përgatiti tortë për ditëlindjen e babait të saj të ndjerë, Egla thyen pjatën!

Dinamikat, debatet dhe ndodhitë e papritura nuk kanë fund në asnjë sekondë në Big Brother.

Së fundmi pas rrëfimit tepër emocional gjatë spektaklit të së shtunës dhe surprizës shumë të dëshiruar nga ana e të ëmës, të cilës prej shumë kohësh i kishte kërkuar të mos vishej me rroba të zeza, Erjola vendosi që për herë të parë prej shumë kohësh të festonte 14 marsin, ditën e ditëlindjes së të atit.

Në 67-vjetorin e lindjes, e shoqëruar nga Meritoni, banorja ka vendosur të përgatisë një tortë në shenjë kujtimi dhe shpërndarë më pas të gjithë banorëve, të cilët pasuan duke i thënë disa fjalë të ngrohta Erjolës.

Mes tyre ishte edhe Egla, e cila tentoi hynte në bisedë me banoren për kujtimet e saj, por u stopua nga kjo e fundit që u tha banorëve në shenjë mirëkuptimi që nuk do të dëshironte të kujtonte momente të trishta sot, pasi nuk donte të qante.

Disa momente më vonë në oborr nisi një debat Romeo-Juli dhe më pas Romeo-Meriton, pjesë e të cilit Egla nuk ishte.

E lodhur nga kjo fazë përplasjesh, Egla, e cila një ditë më parë u kërkoi vajzave aleancë për të nxjerrë nga shtëpia djemtë, duke e nisur nga Romeo me të cilin u përplas ashpër dhe i kërkoi Heidit të mos pajtohej më me të, ka vërshuar në oborr duke thyer në tokë pjatën e tortës së Erjolës.

Në atë moment, Erjola ka shpërthyer në lot duke thënë se ishte torta e bërë për babain e saj dhe se Egla pavarësisht informacionit që kishte marrë për jetën e saj një ditë më parë, vendosi ta përdorte atë situatë për lojë.

Egla: S’keni me çfarë të merreni, që të mos merreni me këta të dyja (përplasi pjatën)… keni një varjacion.

Juli: Lëreni mos u merrni.

Erjola: O idiote, është torta e babit tim, o injorante o kafshë.

Egla: E hëngra atë, s’ka të bëjë me tortën e babit tënd…

Erjola: Derdh tortën që i bëra për ditëlindje babit… ishim duke e ngrënë.

Roza: O Zot, ajo nuk është normale.

Juli: Lëreni mos e komentoni fare dhe mos shko t’i thuash atje, e kupton çfarë të them?

Pas ngjarjes, Erjola është ulur në një cep të oborrit duke qarë me ngashërim dhe rënë kokës me grushte për dhimbjen që ndjeu nga skena e sapo ndodhur, ndërsa Romeo dhe banorët e tjerë i kanë shkuar menjëherë për t’iu gjendur pranë. Gjithë skena me momentet e vështira të Erjolës kanë bërë Rozën që dëshmoi gjithë tronditjen e banorës të shpërthejë në lot, Roza gjithashtu ka përqafuar Erjolën për ta qetësuar. Nga ana tjetër, në lot ka shpërthyer edhe Vesa.

Erjola: Është barbaritet, nuk doja të qaj sot.

Vesa: Nuk ke nevojë të qash.

Erjola: Ishte nata e ditëlindjes, doja të festoja për herë të parë Ditën e Verës, është barbaritet, nuk mundem, nuk doja të qaja sot. Nëse donte, le të derdhte diçka tjetër jo këtë.

Romeo: Çohu, ke për ta festuar Ditën e Verës. Nuk ta prish Egla Ditën e Verës ty. Mos i jep fuqi asaj ta prishi, kaq të them unë. Nuk ta cakton ajo nëse do të gëzosh apo jo.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE