Njihuni me parashikimin e motit për këtë Ditë Vere!

vovalbania March 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me parashikimin e motit për këtë Ditë Vere!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme dhe kjo si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë verilindore.

Në këtë Ditë Vere, moti parashikohet kryesisht i kthjellët, si edhe me alternime vranësirash kryesisht në orët e mesditës. Më tej, në orët e mesditës deri në ato të pasdites, në relievet malore në verilindje ka reshje shiu të dobëta e afatshkurtra. Mjegullë/mjegullinë pati në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i veriut dhe me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 4-6 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
5/16
Diell pak re

Kukës
2/15
Diell pak re

Lezhë
5/16
Diell pak re

Dibër
0/14
Diell pak re

Durrës
6/19
Diell pak re

Tiranë
4/19
Diell pak re

Elbasan
3/18
Diell pak re

Berat
4/20
Diell pak re

Vlorë
5/19
Diell pak re

Korçë
-1/14
Diell pak re

Gjirokastër
1/19
Diell pak re

Sarandë
5/20
Diell pak re

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE