Parashikimi i motit, e premte, 15 mars 2024!

vovalbania March 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, e premte, 15 mars 2024!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme dhe kjo si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e me vranësira të herëpasherëshme. Në orët e mesditës e deri në ato të pasdites priten reshje të dobëta shiu në formë pikash përgjatë relieveve malore të territorit. Mjegull/mjegullinë pati në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje dhe me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton një shpejtësi deri në 11 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
6/18
Diell re

Kukës
5/14
Diell re shi

Lezhë
6/17
Diell re

Dibër
3/13
Diell re

Durrës
7/21
Diell re shi

Tiranë
8/21
Diell re

Elbasan
7/19
Diell re shi

Berat
5/19
Diell re shi

Vlorë
9/18
Diell re shi

Korçë
2/12
Diell re shi

Gjirokastër
3/18
Diell re

Sarandë
7/18
Diell re

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE