“Shala e gjatë e drejtorit, më ciku gjurin…” / Juristja ‘denoncon’ për ngacmim s*ksual Gjergj Zaharinë?

vovalbania March 15, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Shala e gjatë e drejtorit, më ciku gjurin…” / Juristja ‘denoncon’ për ngacmim s*ksual Gjergj Zaharinë?

Nje postim në rrjete sociale është shpërndarë në media, duke ngjallur bujë dhe debate.

Faqja e Facebook, “Mbretërorët” ka publikuar shënimin që mban si autore Alda Butka Aliçkën me profesion juriste dhe mbesa e historianit të njohur Uran Butka, e cila denoncon një ngacmim seksual, të ndodhur para shumë vitesh ne Tiranë.

Në shënim nuk përmend emër konkret për “ngacmuesin”, por fjalia “Ky drejtori, plak tashmë, por që me siguri, ia kishte vënë syrin atij Pallatit të Pionierëve a Pallatit Mbretëror, që atëherë kur hynte ne Drejtorinë Arsimore si në shtëpinë e tij, tani banon pikërisht aty e gjuan me statuja”, të bën të mendosh se bëhet fjalë per Gjergj Zaharinë.

Postimi i plotë i Alda Butka Alicka

Thate: “Ke dash vete!”, e dini vete c’ju pret!

Kur vajza ime ishte ne gjimnaz, shkova nje dite ne takim me prinder. Po dilja e gezuar.

Sapo hapa deren e makines, me afrohet drejtori i shkolles:

  • A me con pak te Drejtoria Arsimore?
  • Posi jo!-u tregova e gatshme une.

Rruges, dy shalet e gjata e te holla te drejtorit, m’u afruan aq shume, sa mezi i kontrolloja gazin e frenat.

Kur hapi deren per te dale, mora fryme e lehtesuar.

Nuk ishte e thene te merresha vetem me gezimin, qe me kishin sjelle rezultatet e mira dhe sjellja e vajzes sime!

– Me prit pak- tha drejtori- vetem pese minuta pune kam dhe erdha.

Vertet doli pas pese minutash. Drejtoria Arsimore ne ate kohe ishte tek Pallati Mbreteror, por qe ne vazhdonim i thoshim Pallati i Pionierit.

  • Pime nje kafe ketu, se nuk kam pire gjithe diten?!-tha drejtori kembegjate.
  • Ok- i thashe sa per miresjellje.

U ulem tek Pallati i Kultures, jashte. Ai lokal kishte disa platforma rethore prej cimentoje, te ngritura nja njezet centimetra nga toka, mbi te cilat dene vendosur karriket e tavolinat e vogla.

Sapo erdhi porosia e u mata te ve filxhanin ne buze, “faaap” shala e gjate e drejtorit, me ciku gjurin. U shtyva me gjithe karrike. Nderkohe dreitori, levdonte giyshin tim, xhaxhallaret, kusherinte, vellain tim. Meqe ishim “tanet”, cdo levdate, e shoqeronte me nga nje te zgjatur kembe drejt kofsheve te mia.

Ai zgjatu e afrohu, une shtyu me gjithe karrike. Kur kishin mbaruar gjithe burrat e mrekullueshem te fisit tim, kthej koken mbrapa e shoh qe dy kembet e pasme te karrikes, kishin dale jashte platformes. Zoti me ruajti qe nuk u plasa me trurin ne beton! Qe te mos thoshit ju “Ke dashte vete”, meqe isha vetem 35 vjec, meqe sapo isha divorcuar dhe meqe mund te merziteshin te gjithe burrat e famshem te fisit tim nga pergojimet, nuk denoncova. Ky drejtori, plak tashme, por qe me siguri, ia kishte vene syrin atij Pallatit te Pioniereve a Pallatit Mbreteror, qe atehere kur hynte ne Drejtorine Arsimore si ne shtepine e tij, tani banon pikerisht aty e guan me statuja!

Nejse, une shpetova paq atehere. Mendo nen c’presion mund te vinte nje adoleshente, nxenesen e tij, kur mua dhe sot, nuk me del e keqja e atyre veprimeve…

Pa jua maji, thoni, thoni “Ke dash vet mi goc!”,se gati jom për sherr sot” 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE