Tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave: Pa akuzën e vrasjes, nuk ka drejtësi!

vovalbania March 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave: Pa akuzën e vrasjes, nuk ka drejtësi!

Sot në 16-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, me 26 viktima dhe rreth 300 të plagosur, familjarët e personave që humbën jetën, përfshirë fëmijë, bënë homazhe në memorialin e ngritur në nder të tyre. Shpërthimet në fabrikën e demontimit të armëve e municioneve në fshatin Gërdec ndodhën rreth mesditës së 15 marsit të vitit 2008. Për familjarët e viktimave, nuk ka drejtësi pa u ngritur akuza e vrasjes. Zamira Durda, e cila humbi djalin 7-vjeç, nuk e fshehu zhgënjimin:

Kërkoj drejtësi për djalin tim, por duke kërkuar për djalin tim kërkoj edhe për ju. Falëminderit të gjithëve! Shpresoj te SPAK-u. Por me sa shikoj nga seancat, jemi fyer. Në një sallë me prokurorët gjyqtarjen, familjarët, gazetarët, pyetjet që bëhen janë të një niveli qesharak dhe që ofendojnë viktimat. Kam folur disa herë, por më thonë mos fol!

I bëri pyetje, ish-drejtori Juridik dhe në gjyq tha se Mediu ishte njëshi. Eshtë njëshi se ka vrarë 26 njerëz, qindra të plagosur. Kjo është për turp, por edhe na fyejnë. Në emër të 26 personave do të bërtas!  Përballë jush, unë do ta ngrej zërin.

Por, ama me sa po shoh, i bëhen pyetje qesharake. Ministri nuk pranon t’iu përgjigjet pyetjeve të SPAK-ut, kjo është e turpshme! Ai s’ka ça thotë tjetër, do të mbrohet. Por, pyetjet që janë bërë, janë qesharake. Ai po vjen çdo seancë dhe ka përballë punonjësit që ka patur. Dhe është një presion.

Por, një drejtor Juridik të thotë: Mediu është njëshi. Unë zhgënjehem nga dita në ditë, edhe në dyert e SPAK-ut. Të pranojnë ato pyetje, mos flitet për viktimat. Vazhdojnë me akte administrative, a firmose ti a more në telefon. I kanë lënë viktimat fëmijët, pa rritur. Kam thënë që Gërdeci është krim shtetëror dhe duhet hetuar piramida shtetërore. Për aq kohë sa nuk ngrihet akuza e vrasjes për korrupsion, nuk më intereson fare. Po nuk u ngrit akuza e vrasjes, nuk ka drejtësi. Do të ngrihemi vetë që të bëjmë drejtësi.

Siç dihet, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO po zhvillohet një proces ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është nën akuzë për shpërdorim detyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE