E shtunë me kushte të qëndrueshme atmosferike në territorin shqiptar!

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E shtunë me kushte të qëndrueshme atmosferike në territorin shqiptar!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot me kthjellime, si edhe me vranësira mesatare e kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë e lehtë dhe me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 7-11 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme:

– Zonat malore    3/14°C

– Zonat e ulëta      9/18°C

– Zonat bregdetare 10/20°C

Sa i përket ditës së diel, 17 mars, nesër në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime, vranësira e reshje shiu të izoluara. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) dhe me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi pritet që të jetë i forcës 3 e me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e nesërme:

– Zonat malore    5/14°C

– Zonat e ulëta      6/19°C

– Zonat bregdetare 8/20°C

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48791 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE