“Romeo i ka ngacmuar Klean”- Vjen reagimi i Elgitit pas deklaratës së bujshme!

vovalbania March 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Romeo i ka ngacmuar Klean”- Vjen reagimi i Elgitit pas deklaratës së bujshme!

Meritoni dhe Romeo kanë patur një debat të ashpër gjatë spektaklit të sotëm në “Big Brother Vip”.

Në momentin e lançimit të publicitetit, Romeo akuzoi Meritonin se merret me gratë e shokëve, duke iu referuar këtu ngacmimeve ndaj Heidit.

Sakaq, Meritoni ia ktheu ashpër tek i tha se në fakt namin për t’u marrë me gratë e shokëve e ka vetë Romeo dhe për këtë i kanë dalë video jashtë shtëpisë.

Këtu Meritoni i referohej deklaratave të reperit Clevio i cili është shprehur se Romeo i ka ngacmuar Klean Elgitit.
Romeo e ka kuptuar se çfarë po i referohej Meritoni, ndaj i ka përmendur vetë këta emra.

Sakaq, pas kësaj situate, një reagim ka ardhur nga vetë Elgiti.

Mesa duket ai vazhdon t’i qëndrojë krah mikut të tij duke mos i marrë parasysh akuzat e Meritonit.

“Lojtar i dobët…Ka 2 orë prime për @romeoveshaj. Për kë do flisnit po mos ishte Romi”- ka shkruar ai me anë të një postimi në InstaStory.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50900 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE