Pas daljes nga “BBVIP”, Fation Kuqari ka një mesazh për Rike Roçin! Çfarë i tha ish-banori modeles?

vovalbania April 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas daljes nga “BBVIP”, Fation Kuqari ka një mesazh për Rike Roçin! Çfarë i tha ish-banori modeles?

Rike Roçi mbrëmjen e djeshme u elemunua nga shtëpia e “Big Brother VIP3”, nga votat e publikut.

Ditën e sotme modelja ka qenë e ftuar në emisionin “Big Brother Fan Club”, ku ka folur për eksperiencën e saj në këtë reality shoë.

“A të ka shkruar Fationi që dole”? e pyeti moderatorja Enxhi Nasufi, ndërsa Rike tregoi se “jo” pasi ish-banori nuk e ka numrin e telefonit të saj.

Në një moment opinionistja Ina Kollçaku e mori me kamër Fation Kuqarin, i cili i tha një mesazh Rikes.

“Bëre shumë mirë që dole”, u shpreh ish-konkurrenti.

Kujtojmë që Rike kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Fationin, teksa shpesh herë u aludua se ky i fundit ka një pëlqim për modelen.

Kuqari u largua me dëshirë nga shtëpia e “BBVIP” disa javë më parë, për shkak të incidentit të Meriton Mjekiqit me Riken, ku moderatori hoqi rripin e pantollonave dhe iu afrua.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49466 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE