Ndjekësit e cilësuan si ‘mendjemadh’, Luiz Ejlli dy fjalë për ta

vovalbania March 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndjekësit e cilësuan si ‘mendjemadh’, Luiz Ejlli dy fjalë për ta

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Luiz Ejlli ka postuar disa fotografi gjatë natës së mbrëshme, ku ka shkruar edhe një mesazh për fansat që e komentuan si mendjemadh.

Natën e djeshme ai ishte i ftuar special në BBV3, ku përveç prezantimit të këngës së re, ai u fut edhe në rolin e opinionistit. Këngëtari shkruan:

‘Faleminderit të gjithëve për dashamirësinë dhe pritjen e ngrohtë, gjithashtu i kërkoj ndjesë atyre që dukem “mendjemadh” thjesht po them këndvështrimin tim. Tek e fundit, nuk jam opinionist por thjesht një ish banor.’- shkruan Luiz Ejlli.

Gjatë Prime-it të djeshëm Luiz Ejlli ka komentuar se si është të jesh në rolin e opinionistit, duke e krahasuar me edicionin e vjetshëm.

Ai tha se Arbri i ka thënë që është një pozicion i vështirë, por këngëtari nga ana tjetër nuk la pa përmendur edhe Zhaklin Lekatarin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE