Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

vovalbania March 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Sipas MeteoAlb, si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore territorin shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët gjatë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave të cilat në zonat verilindore dhe juglindore herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje të pakta shiu; më të theksuara në zonat Juglindore të territorit.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Për sa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, por herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48776 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE