Liam Mandiaro flet për herë të parë pasi fitoi pafajësinë nga Gjykata

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Liam Mandiaro flet për herë të parë pasi fitoi pafajësinë nga Gjykata

Disa ditë më parë Liam Mandiaro e ndërpreu rrugëtimin në BBV vetëm një ditë pas hyrjes në program, për shkak se u arrestua nga forcat policore.

Tashmë ai është në gjendje të lirë dhe është gati të bëhet sërish pjesë e shtëpisë, gjë që do ta vendosë publiku me votën e tij.

”Liami u mor me pranga nga shtëpia, ditë të kaluara në paraburgim, më pas në burgun e Rrogozhinës. Por sot ai nuk ëdhtë më në qeli, ka fituar pafajësinë me vendim të Gjykatës dhe ne sot e kemi në studio.”– tha Ledioni në studio.

“Jam shumë mirë. Ishte një eksperiencë, bie shi, bie breshër, gjithçka kalon. Jam gati për të kaluar  nga ‘Burg Brother’ në ‘Big Brother’. Nuk ja uroj njeriu. Dua të përshëndes shumë ato nëna dhe babllarë që si prindërit e mij janë shqetësuar. Në burgun e Rrogozhinës ka aq shumë djem të pfajshëm sa unë dhe ju uroj sa më shpejt lirimin. Nuk i kam ndjekur banorët sepse aty nuk ka TV por kam parë ca video dhe do e kap fillin. Dua të hyj në shtëpi sepse unë për aty kam ardhur, jo për këtu“, u shpreh Liami ne studio.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51186 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE