Viktima të ngacmimeve seksuale/ Roza dhe Julia japin mesazhe të forta në “BBV3”!

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Viktima të ngacmimeve seksuale/ Roza dhe Julia japin mesazhe të forta në “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kujtojmë, se Roza dhe Julia treguan se kanë qenë viktima të ngacmimeve seksuale duke treguar se i ndanë këto histori, si mesazh për të gjitha vajzat që kanë përjetuar të njëjtën gjë. Gjatë spektaklit të sotëm vajzat janë shprehur:

Julia: Dua ta ndaj, sepse mendoj që kjo gjë ende nuk është tejkaluar, madje vazhdon të jetë në rrugëtimin e shumë vajzave të reja që kanë ëndrra. Nuk e them si hamendësim, e di sepse kam folur me vajza të reja. Ne që e kemi këtë moshë, duhet të ngremë zërin sepse e kemi kaluar fikën.

Roza: Historia që unë tregova ka ndodhur në një televizion që është mbyllur dhe me një njeri që nuk është shqiptar. I dhashë zë për vajzat që kanë këtë histori. Jam duke u dukur më shumë, kështu që po të kesh talent dhe vendosmëri, mund të ngrihesh shumë lart. Ky ishe mesazhi im për vajzat dhe gratë që përplasen me të tilla fenomene.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE