Mot i paqëndrueshëm në vend, çadrat me vete!

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mot i paqëndrueshëm në vend, çadrat me vete!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira, si edhe me intervale kthjellimesh. Dita nisi me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë vijës bregdetare, shirat pritet të jenë me intensitet deri në mesatar.

Pas orëve të mesditës, reshjet humbasin intensitet dhe territor duke u përqendruar në relievet malore në juglindje të territorit. Nga orët e mbrëmjes pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi deri 10-12 m/sek deri nga orët e mesditës. Por, pas orëve të mesditës, era fiton shpejtësi 12-15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/19
Re shi diell

Kukës
5/17
Re shi diell

Lezhë
8/18
Re shi diell

Dibër
5/17
Re shi diell

Durrës
10/20
Re shi diell

Tiranë
12/19
Re shi diell

Elbasan
10/18
Re shi diell

Berat
7/20
Re shi diell

Vlorë
10/16
Re shi diell

Korçë
3/14
Re shi diell

Gjirokastër
6/20
Re shi diell

Sarandë
9/18
Re shi diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50691 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE