Nga vera e këtij viti HBO Max nuk do të ekzistojë më!

vovalbania August 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga vera e këtij viti HBO Max nuk do të ekzistojë më!

HBO Max është ende në shërbim. Por që nga vera e vitit 2023 nuk do të jetë më në dispozicion dhe në vend të saj do të jetë një platformë e re shërbyese e cila do t’i zëvendësojë që të dyja, HBO Max dhe Discovery Plus, deklaroi David Zaslav, drejtori ekzekutiv i Warner Bros Discovery. Zavlev në një intervistë për The Verge tha se:

HBO Max ka një grup funksionesh konkurruese, por ka pasur një çështje në lidhje me performancën dhe klientët.

Ai pretendoi se Dicovery Plus ka një staf më të mirë teknologjik dhe se do të bëhej thelbi i shërbimit më të ri i cili do ta kombinojë përmbajtjen e HBO Max me përmbajtjen dhe teknologjinë e Discovery Plus. “Ne mendojmë se ky produkt i ri do të jetë i shkëlqyeshëm”-vazhdoi Zaslav, duke i siguruar fanatikët e këtyre shërbimeve se kompania nuk do ta bëjë një zinxhir anulimesh të HBO Max. Ky lajm vjen pas një jave ankthi për përdoruesit e platformës.

Më herët gjatë javës kompania mori vendim që ta largojë nga kalendari i publikimeve filmin ‘Batgirl’ i cili pothuajse kishte përfunduar xhirimet. Disa filma shtesë që ishin ekskluzive për platformën HBO Max janë “zhdukur” nga shërbimi, por që ende janë në dispozicion për t’u marrë me qira ose të blihen. Ndërka, së fundmi PORTER ka nxjerr në pah serialet televizive që do të dëshironi t’i shikoni me qejf këtë sezon. Jeni gati?! Ja nisim atëherë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47797 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE