VIDEO/ Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në fytyrë gazetaren

vovalbania March 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
VIDEO/ Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në fytyrë gazetaren

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një incident ditën e sotme me gazetaren Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje pa reshtur.

Gazetarja po i drejtonte pyetje në lidhje me Portin e Durrësit, por Rama nuk ka pranuar që të përgjigjet ndërkohë që në fund ka deklaruar se ‘Injoranca nuk ka argument’.

Teksa Rama është larguar nga gazetarët, ka tentuar që të prekë në faqe gazetaren, ndërkohë që kjo e fundit i ka kërkuar që të mos e bëjë më këtë gjë.

Gazetarja: A do të jetë e njëjta kontratë si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…

Rama: Latinët kanë një shprehje; Padia nuk është argument.

Gazetarja: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët….

Rama: Shqiptarët nga gjithçka ne po bëjmë, po fitojnë këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Gazetarja: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?

Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.

Gazetarja: A po mendoni që t’i falni taksat? Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….

Rama: Shko shifi (Tenton ta prekë në fytyrë)

Gazetarja: Jo ju lutem, mos më prekni më!

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/03/kbjf4h.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE