Rozën, Françeskën dhe Vesën/ Heidi çon tre banore në nominim!

vovalbania March 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rozën, Françeskën dhe Vesën/ Heidi çon tre banore në nominim!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Ndërkohë, gjatë prime është hapur një televotim për liderin e ri të shtëpisë, i cili do të ketë një avantazh në lojë. Heidi ka fituar votat dhe jo vetëm që do të jetë lider për javën e ardhshme, por ajo gjithashtu ka çuar tre banorë në televotimin e së shtunës. Tre emrat që ajo ka zgjedhur janë Françeska, Roza dhe Vesa.

Kujtojmë, se atyre do t’i bashkohet dhe Ledjona, me një nga banorët që duhet të lërë shtëpinë të shtunën. Vëllai i Madh vendosi që ta dënojë Ledjonën, pasi goditi me vezë Romeon, duke e dërguar automatikisht në nominim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48938 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE