Jonida Vokshi tregon arsyen pse kishte frikë që Edona James ti bashkohej BBVK

vovalbania November 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jonida Vokshi tregon arsyen pse kishte frikë që Edona James ti bashkohej BBVK

Jonida Vokshi ndau të rejat më të fundit me Ermal Peçin në programin “E diela jonë”.

Jeta e saj tashmë prej BBVip Kosova është mes Prishtinës e Tiranës, teksa gjeti kohë për publikun e Ermalit për të komentuar eksperiencën e saj dhe personazhet aty.

Ndër të tjera Jonida tregoi edhe arsyen pse kishte frikë që një prej banoreve, Edona James, të bëhej pjesë e BBVK.

“Në rastin e Edonës kam pasur frikë sesi do të reagonin, por duke e njohur Edonën e menduam që do të jetë një personazh shumë i mirë. Edona i ka bërë për vete të gjithë, pasi është një personazh shumë i sinqertë. I thotë gjërat siç i mendon dhe ne kemi nevojë për njerëz të tillë. Edona është pa filtra, ndaj e duan. Mua më vjen shumë mirë që kjo po ndodh, që njerëzit po përqafojnë diversitetin edhe për këta njerëz që ndihen ndryshe. Na ka dalë jashtë parashikimeve sa shumë duan Edonën.”

Mund ta linte ajo vendin e prezantueses për të provuar vitin tjetër shtëpinë kosovare?

“Nuk do merrja pjesë në Big Brother, sepse nuk kam pasur një jetë me ulje-ngritje dhe s’kam histori për të treguar.“

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49749 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE