“Të gjithë mendojnë se është nëna ime…”/Diferenca prej 27 vitesh ‘vë në vështirësi’ çiftin e dashuruar!

vovalbania March 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të gjithë mendojnë se është nëna ime…”/Diferenca prej 27 vitesh ‘vë në vështirësi’ çiftin e dashuruar!

Çifti me 27 vite diferencë Mickey Swearington dhe Cheri Salinas nga Teksasi po shijojnë dashurinë e tyre por po kritikohen nga ndjekësit në rrjetet sociale. “Sinqerisht, nuk di si të reagoj kur njerëzit mendojnë se Cheri është nëna ime”,-shpjegon i riu. Ai u takua me të dashurën në Tinder dhe tregon se gratë në moshë të madhe i kanë pëlqyer gjithmonë, por nuk ka takuar kurrë një person si Cheri.

Së shpejti, ata vendosën të njoftojnë familjet e tyre se ishin në një lidhje. Mamasë së Mickeyt iu desh kohë që të mësohej me këtë risi, por pasi kaloi kohë me Cherin, ajo ndjeu një lidhje mes tyre. Nga ana tjetër, Cheri mori mbështetjen e familjes së saj, duke përfshirë djalin e saj moshatar me Mickey.

Në fillim mamaja ime mendonte se gratë e moshuara do të përfitonin nga unë. Më pas ajo u takua me Cherin dhe kuptoi sa të lumtur ishim bashkë. Kur futesh në një lidhje të tillë, e di që do të jetë e vështirë, por ne nuk na intereson se çfarë thonë njerëzit. Pasi burri im ndërroi jetë, m’u desh pak kohë që të pranoja të dilja, veçanërisht sepse kuptova se më tërhiqnin djemtë më të rinj.

Ndoshta nuk e dinit më parë, por sa vite diferencë ka një çift është një faktor përcaktues për suksesin e tyre në një lidhje. Sipas qendrave kërkimore në Amerikë, në Universitetin Emory, mosha dhe diferenca që mund të kenë çiftet, mund të përcaktojë në një shkallë mjaft të besueshme përqindjet e suksesit që do të ketë raporti i tyre.

Thënë kjo, sipas disa studiuesve, ekziston edhe një formulë e saktë matematikore që tregon se cili është ndryshimi ideal mes çifteve, me një provë prej 3000 pjesëmarrësish. Rezultatet treguan se sa më e madh të jetë diferenca e moshës, aq më pak qëndrojnë së bashku.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE