Sulmet intensive ruse lënë pa energji elektrike Zaporizhjën dhe Harkivin!

vovalbania March 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmet intensive ruse lënë pa energji elektrike Zaporizhjën dhe Harkivin!

Lufta ruse në Ukrainë, Rusia kreu sulme me 12 raketa në rajonin ukrainas të Zaporizhjës, duke shkaktuar viktima dhe çuar në ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në uzinën bërthamore të Zaporizhjës, siç njoftuan sot burime zyrtare.

Ministria e Brendshme e Ukrainës bëri të ditur se si pasojë e sulmeve në mbarë vendin u vranë të paktën dy persona dhe u plagosën 14 të tjerë. Referuar një deklarate të kreut të administratës ushtarake në Zaporizhja, Ivan Fedorov, po ashtu janë shkatërruar shtatë shtëpi dhe 35 ndërtesa të tjera pësuan dëmtime. Autoritetet thanë se sulmet ajrore ruse në Zaporizhja zgjatën për më shumë se një orë.

Operatorit të centralit të Zaporizhjës, Energoatom njoftoi se centrali është “në prag të mbetjes pa rrymë” për shkak të sulmeve ruse mëngjesin e sotëm.

Centrali i Zaporizhjës është më i madhi në Europë dhe Kombet e Bashkuara, vazhdimisht kanë paralajmëruar se sulmet ruse rrezikojnë të shkaktojnë një katastrofë atomike në këtë uzinë bërthamore.

Po ashtu, kompania shtetërore e hidroenergjisë, Ukrhydroenerho, vuri në dukje se diga më e madhe në vend, DniproHES në Zaporizhja, është goditur nga vala e sulmeve, por aktualisht nuk ka rrezik që kjo digë të shkatërrohet.

Aktualisht ka shpërthyer zjarr në digë. Ekipet emergjente po punojnë në vendin e ngjarjes, tha Ukrhydroenerho përmes një deklarate, duke shtuar se situata në digë “është nën kontroll”.

Në rajonin e Harkivit, sulmet intensive ruse me granata, po ashtu kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe furnizimeve me ujë.

Pushtuesit kryen më shumë se 15 sulme ndaj ndërtesave të energjisë. Faktikisht, qyteti ka mbetur krejtësisht në terr, tha Oleh Synyehubov, kreu i administratës rajonale ushtarake në Harkiv.

Sipas ministrit të Energjisë së Ukrainës, Herman Halushchenko, bëri të ditur ky është “sulmi më i madh i kryer kohët e fundit ndaj industrisë ukrainase të energjisë”. Aktualisht, në të gjitha rajonet ukrainase janë lëshuar sirena alarmi për sulme ajrore.

Sulmet në Harkiv dhe Zaporizhja ndodhin një ditë pasi kryeqyteti ukrainas, Kiev u përball me një goditje masive me dronë dhe raketa, përfshirë ato balistike, të lëshuara nga Rusia. Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, vazhdimisht ka sulmuar ndërtesat energjetike dhe rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Ukrainë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48690 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE