“Më shqetëson opinioni i të tjerëve për ty”/ Ilnisa – Meritonit: Bën mirë t’i sqarosh gjërat me Rozën…

vovalbania January 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më shqetëson opinioni i të tjerëve për ty”/ Ilnisa – Meritonit: Bën mirë t’i sqarosh gjërat me Rozën…

Pas një diskutimi me Heidin, e cila e këshilloi te ketë kujdes me Meritonin, Ilnisa u përball me këtë të fundit. Bazuar edhe në mendimet e banorëve të tjerë, përfshirë Rozën, konkurrentja i tha moderatorit se e shqetëson mënyra si banorët flasin për të.

Ilnisa: Mendon që ti je një njeri që…

Meritoni: …që po luaj me ty?

Ilnisa: Po. Dhe më tha a ke besim tek ai? Kam shumë besim tek ai

Meritoni: E sheh si ndikon te ty?

Ilnisa: Jo, prit një minutë. Më shqetëson opinioni i këtyre njerëzve për ty. Roza tani vjen më thotë: unë s’do shumë mend për të kuptuar Meritonin, i thashë çfarë po thua, nuk më intereson fare raporti juaj. I thashë unë ti a e njeh atë djalë. Më tha që ka një fletore për të gjithë.

Meritoni: Hajde shkojmë e pyesim bashkë.

Ilnisa: Jo, në asnjë mënyrë!

Meritoni: Hajde pra, e pyesim…

Ilnisa: Po jo pra tani. S’ta thashë për këtë punë, se nuk do t’ia prishësh darkën tani

Meritoni: Po kur t’ju mbledh bashkë unë juve?

Ilnisa: Po pse, kush je ti të më mbledhësh mua. Po të jetë kështu, unë ty nuk të tregoj asgjë.

Meritoni: Po pse dyshon pra?

Ilnisa: Më vjen inat për mënyrën si interpretojnë sjelljen tënde në shtëpi. Ajo e kishte për ty në përgjithësi. Mos më lodh kokën, rritu! Si të shoh unë, jam e bindur që të shohin të gjithë banorët dhe këto gjëra bën mirë t’i sqarosh me atë. Se nuk më erdhi mirë kur tha nuk do shumë mend për të kuptuar lojën e atij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE