Ledioni i kujton Ilnisës aludimet për marrëdhenie seksuale me Meritonin poshtë jorganit dhe e ironizon publikisht!

vovalbania March 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jam pataksur”, Ledioni flet për deklaratën e rëndë të babait të Sarës ndaj saj!

Gjatë prime-t të sotëm të “Big Brother VIP”, janë transmetuar disa pamje të Rozës me Meritonin, ku moderatorja e pyeste këtë të fundit për raportet që ka me djalin e tij.

Roza i përmendi Meritonit lajmet në rrjet, ku thuhet se atij nuk i intereson aspak për djalin.

Në këtë debat të fortë mes dy banorëve, vëmendje mori dhe ‘veprimi’ i Ilnisës, e cila nuk u përfshi aspak.

Për këtë situatë, Ilnisës iu kërkua nga Ledioni një mendim, për të cilën ajo tha se nuk dëshiron të përfshihet, por do që ta diskutojë privatësisht.

Këtu ndërhyn Ledioni, i cili ironizon papritur Ilnisën duke i thënë: “Mirë por mos mbulo kokën me jorgan kur je me Meritonin dhe mbaj mikrofonin ndezur”.

Duket se edhe Ledioni është në dijeni për aludimet që qarkullojnë në rrjet se Meritoni dhe Ilnisa kanë kryer marrëdhënie seksuale poshtë jorganit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE