Vetëdorëzohen 4 autorët e dhunës barbare ndaj një 30-vjeçari në Korçë!

vovalbania March 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vetëdorëzohen 4 autorët e dhunës barbare ndaj një 30-vjeçari në Korçë!

Vetëdorëzohen katër autorët e dyshuar që akuzohen se dhunuan me shkopinj dhe leva hekuri një 30-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Ramadan Hasani, në Korçë. Eshtë fjala për shtetasit Spartak e Kristi Selimi, si edhe Erion Gura e Marsel Xhakollari. Sherri mes tyre dhe të dëmtuarit nisi muajin e kaluar, më 14 shkurt.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se ishte Ramadan Hasani dhe vëllai i tij që fillimisht dhunuan fizikisht Spartak Selimin, i cili nuk vonoi të hakmerrej e në pak orë, me një të afërm dhe dy shokë, gjetën 30-vjeçarin Ramadan Hasani dhe e sulmuan barbarisht me leva hekuri e shkopinj.

Në një tjetër zhvillim, një shtetas 36-vjeçar ra në prangat e Policisë së Durrësit, i akuzuar për shitje bimësh narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Stacioni” e në vijim të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”, uniformat blu njoftuan se arrestuan në flagrancë shtetasin Ardri Duka, banues në Lushnjë. Po ashtu, atij iu sekuestrua një sasi cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

Njoftimi i policisë Durrës: 

Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, operacioni policor i koduar “Stacioni”. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Vihet në pranga poseduesi i tyre. Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Gjatë operacionit policor u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Ardri Duka, 36 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE