Hiqni dorë urgjentisht! 7 zakone që shkatërrojnë marrëdhënien

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hiqni dorë urgjentisht! 7 zakone që shkatërrojnë marrëdhënien

Mendojmë se ka ardhur koha të hiqni dorë nga veset tuaja dhe t’i zëvendësoni ato me sjellje pozitive, më të shëndetshme.

1. Mos thuaj “Ti gjithmonë…”

Kur nuk jeni dakord, nisini fjalitë duke thënë “Unë…” dhe më pas shprehni ndjenjat tuaja. Mos u mundoni t’i tregoni partnerit/es se çfarë bën ai/ajo.

2. Kurrë në dush së bashku?!

Pas një farë kohe, çiftet nuk bëjnë më dush së bashku. Akti intim i larjes me partnerin/en dhe gjithçka që mund të vijë më pas janë përvoja që nuk duhen lënë pas dore.

3. Mos harroni të thoni “Të lutem”

Ndonjëherë ne thjesht i themi partnerin/es që të bëjë diçka dhe e marrim të mirëqenë që duhet ta bëjë. Thoni gjithmonë “të lutem” dhe “faleminderit”.

4. Mos u distanconi para një problemi

Prekeni partnerin/en në fytyrë ose krahë përpara se të nisni të diskutoni një temë të vështirë – funksionon shumë më mirë sesa fjalët. Pastaj thuaj çfarë duhet të thuash.

5. Mos u ankoheni vazhdimisht

Në vend që të ankoheni, përpiquni t’i tregoni partnerit/es tre gjëra që i vlerësoni për të ose për marrëdhënien tuaj çdo ditë.

6. Mos u përqendroni në gjithçka që ai/ajo bën gabim

Mjaft menduat se ai/ajo duhet ta dijë se çfarë doni ju. Nëse doni diçka, thjesht kërkojeni. Bëni mirë që për një raport të shëndetshëm, të merreni me aspektet pozitive të partnerin/es.

7. Pyeteni partnerin/en

Në vend që të supozoni se e dini se çfarë i duhet atij/asaj për t’u ndjerë mirë, pyesni atë. Për shembull, nëse dashuria për të është më shumë përqafime dhe puthje, putheni dhe përqafoheni. Nëse dëshiron që të qëndrojë vetëm, jepini hapësirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50160 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE