“Kush është kjo s’e njoh, nuk kam fëmijë”. Roza tregon historinë “epike” të Rita Latit në intervistë

vovalbania March 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kush është kjo s’e njoh, nuk kam fëmijë”. Roza tregon historinë “epike” të Rita Latit në intervistë

Teksa shkëmbenin histori dhe eksperiencat me prindërit, bashkë me banorët e tjerë të “BBVIP3”, Roza Lati ka përfituar nga rasti për të treguar një moment “epik” të nënës së saj, artistes Rita Lati, teksa kjo e fundit i kishte bërë “moral” së bijës nga televizioni.

Kështu,  Roza tregoi se e ëma i kishte “treguar vendin” live nga një emision, teksa moderatorja një mbrëmje më parë (atë mëngjes në fakt) kishte shkuar në shtëpi shumë vonë, pas një feste me miqtë.

Por, përkundër asaj që Roza mendonte, e ëma nuk i kishte bërë fjalë në momentin kur kishte hyrë në shtëpi, po vetëm pak orë më vonë, ashtu sic di vetëm ajo:

“Kur kam jetuar me mamin, mami nuk flinte gjumë derisa të ikja unë në shtëpi. Ka qenë një darkë që unë kam dalë me shoqërinë time për një ditëlindje. Shkoj në shtëpi në orën 6 të mëngjesit. Thoja me vete ishalla është në gjumë dhe nuk më dëgjon mami. Sa hap derën mami ishte ulur te televizori, sa më shikoi mua fiku televizorin dhe iku. U lirova 200 kile se s’më bëri moral. Në 10 kishte intervistë te Topi. Në intervistë e sipër gazetarja e pyet ‘si i ke marrëdhëniet me Rozën’, ‘kush është kjo, se njoh’ i tha. ‘Skam fëmijë, fëmijë ke ti që të vjen në orar në shtëpi’. Të gjithë moralin ma ka bërë para ekranit..”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50910 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE