Sienna Miller zbulon se është në pritje të ëmbël me partnerin 14 vite më të ri!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sienna Miller zbulon se është në pritje të ëmbël me partnerin 14 vite më të ri!

Sienna Miller ka zbuluar se është në pritje të një vajze me partnerin e saj Oli Green. Aktorja 41-vjeçare, e bëri të ditur lajmin në një intervistë për “Vogue”, ku ajo shfaqet gjysmë e zhveshur në kopertinë. Në intervistë, Sienna ka thënë se ajo ka luftuar paragjykimet e saj për të qenë një nënë në këtë moshë.

“Do të doja të arrija në një pikë ku nuk ndjeja nevojën të bëja shaka me të qenit më e vjetër dhe të kem një fëmijë”,-tha ajo. Për intervistën, Sienna mori pjesë në një fotosesion mahnitës, duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Asaj iu bashkua i dashuri i saj Oli teksa dyshja ishin shtrirë në një fushë me bar. Aktorja, e cila më parë ishte në një lidhje afatgjatë me Jude Law konfirmoi se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë gjatë një pushimi në plazh në gusht.

Sienna dhe 27-vjeçari janë në lidhje që nga viti 2021. Aktorja është nënë e një vajze Marlowe, 10-vjeçe, me ish-in e saj Tom Sturridge të cilët u divorcuan në dhjetor të vitit 2020. Rikujtojmë se Tom ishte 5 vite më i vogël se aktorja. Sipas disa burimeve të afërta të Miller, aktorja kishte ngrirë disa vezë kur mbushi 40-vjeçe me dëshirën për të pasur fëmijë në vazhdim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50773 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE