Në pranga ish-miss Bolivia, akuzohet për trafik armësh!

vovalbania December 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në pranga ish-miss Bolivia, akuzohet për trafik armësh!

Ish-miss Bolivia është vënë në pranga pasi ndaj saj janë ngritur akuza për trafik armësh. E dyshuara Alondra Mercado Campos, e cila njihet në rrjetet sociale me emrin Alondra MC, është 22-vjeçe dhe është shpallur Miss Bolivia Mundo 2020 dhe Miss Charm Bolivia 2023.

Daily Mail raporton se Alondra ndiqet nga më shumë se 40 mijë persona në Instagram, aty ku vazhdimisht poston foto me bikini nga plazhi dhe jo vetëm. Tashmë, modelja është duke u mbajtur në burgun në Trinidad, veri të Bolivisë, e akuzuar për trafik armësh. Policia bëri të ditur se gjeti në banesën e 22-vjeçares sasi të mëdha armësh dhe municionesh. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe partnerin e saj Andrés Vásquez, ndaj të cilit janë ngritur akuza për trafik droge.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50329 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE