Pas 12 vitesh, Ledri dhe Ghetto Geasy bashkojnë forcat për një projekt të ri muzikor!

vovalbania March 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas 12 vitesh, Ledri dhe Ghetto Geasy bashkojnë forcat për një projekt të ri muzikor!

Ghetto Geasy dhe Ledri Vula disa muaj më parë performuan së bashku pas 12 vitesh. Dyshja, të cilët nuk pasur komunikim me njëri-tjetrin prej shumë vitesh, u ribashkuan në një klub nate.

Dhe tani, ata kanë bërë të ditur se pas një kohe të gjatë kanë bashkuar forcat edhe për një projekt të ri muzikor. Kështu të paktën kanë lënë të kuptohet me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Dyshja nuk kanë zbuluar më shumë detaje për publikun, por shihen të ulur duke luajtur shah. Një foto e njëjtë me atë të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos disa muaj më parë.

Nuk ka dyshim se projekti i tyre do të jetë një hit i madh. Bashkëpunimi mezi po pritet edhe nga fansat e dyshes, që janë të shumtë në numër.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50485 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE