Pas daljes nga Big Brother, Ledjona i përgjigjet ish-bashkëshortit – flet edhe për kërcënimet e akuzat për vajzën e tyre

vovalbania March 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas daljes nga Big Brother, Ledjona i përgjigjet ish-bashkëshortit – flet edhe për kërcënimet e akuzat për vajzën e tyre

Ledjona Xheladinaj u eliminua të martën nga Big Brother VIP Albania 3.

Ajo ka qenë e ftuar ditën e sotme (e mërkurë) në “Shqipëria Live”, ku ka folur për eksperiencën brenda dhe për disa deklarata që janë bërë.

Gazetarja ka sqaruar dhe komentuar disa nga deklaratat që ish-bashkëshorti i saj bëri për të dhe vajzën e mitur.

“Unë nuk mund të ndikoj dhe t’i them vajzës që duhet të dojë dhe pranojë babain e saj. Fëmija vendos vetë. Ne të dy jemi njohur në moshë shumë të vogël. Jemi ndarë me marrëveshje, u rritëm, u arsimuam dhe secili kishte drejtime të ndryshme”, u shpreh ajo.

“Vajza është në lidhje me babanë e saj dhe me gjyshërit, të cilët nëse më ndjekin unë i përshëndes. Janë disa gjëra që unë nuk dua t’i diskutoj për shkak të vajzës duke qenë se është në moshë delikate”, tha më tej ish-konkurrentja.

Sa i përket kërcënimeve për ish-bashkëshortin, Xheladinaj thotë se nuk i kanë ardhur prej saj.

“Nuk e besoj që kërcënimet i kanë ardhur prej meje, unë kam dy prindër të moshur, vetë kam qenë e mbyllur aty”, përfundoi ajo. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE