SHBA-të vendosin kufizime mbi investimet amerikane në industrinë e teknologjisë në Kinë!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA-të vendosin kufizime mbi investimet amerikane në industrinë e teknologjisë në Kinë!

Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur kufizime lidhur me investimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në disa industri të teknologjisë së lartë në Kinë.

Ky urdhër ekzekutiv i shefit të Shtëpisë së Bardhë mund të rrisë sërish tensionet mes Amerikës e Kinës, që respektivisht janë ekonomia e parë dhe e dytë më e madhe në botë.

Kjo pas një periudhe në të cilën liderët e të dy vendeve zhvilluan diskutime mbi dallimet mes tyre e në përpjekjet për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Rregullat e reja do të kufizojnë investimet e Shteteve të Bashkuara në sektorë të teknologjisë së lartë në Kinë si kompjuterët kuantikë, mikroprocesorët e avancuar dhe inteligjencën artificiale, por me sa duket jo në ekonominë më të gjerë kineze, e cila së fundmi është ndeshur me vështirësi në përpjekjet për të përparuar.

Për disa investime në këta sektorë do të duhet njoftimi i qeverisë, të tjerat do të ndalohen, por detajet e urdhërit ekzekutiv ende nuk janë plotësisht të qarta.

Në një deklaratë të një dite më parë, një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington, Liu Pengyu i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Kina është “shumë e zhgënjyer” nga masa e Shteteve të Bashkuara dhe se kufizimet do të minojnë seriozisht interesat e kompanive, si dhe të investitorëve kinezë e amerikanë.

Kina do të ndjekë nga afër situatën e po ashtu do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat tona.

Muaj më parë, këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan deklaroi:

Këto janë masa të posaçme. Ato nuk janë një bllokadë teknologjike, siç thotë Pekini.

Në muajin mars, sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo, u shpreh se administrata nuk donte që masa të kishte përfshirje tepër të gjerë.

Çdo gjë që është tepër e gjerë i dëmton amerikanët dhe ekonominë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49445 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE