Merr fund pengmarrja në Holandë, një i ndaluar!

vovalbania March 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merr fund pengmarrja në Holandë, një i ndaluar!

Disa vetë që u sot u morën peng në një lokal në qytetin holandez Ede, u lanë të lirë pas disa orësh. Policia holandeze konfirmoi se të gjithë ata që ishin ndaluar, u larguan përfundimisht nga mjediset ku qëndruan të kërcënuar nga një person që deklaronte se do të shpërthente një sasi eksplozivi. Oficerët në vendngjarje, gjithashtu raportuan kapjen e një të dyshuari, por nuk dhanë detaje.

Ndërkaq, më herët ishin evakuar 150 banesa pranë lokalit, i cili quhet Petticoat dhe zakonisht është shumë i frekuentuar nga të rinjtë.

Motivi nuk është terrorizmi

Sipas policisë, nuk ka elementë që mund të sugjerojnë një akt terrorist si ato që zakonisht lidhen me grupe si ISIS. Qyteti Ede ndodhet 85 kilometra në juglindje të Amsterdamit në Holandë.

Muzikë deri në orët e vona të natës

Nuk ka shumë të dhëna, por mësohet se agresori që mbante armë zjarri e lëndë shpërthyese, hyri në lokal në Nieuwe Stationsstraat, në kohën kur po bëhej gati të mbyllej, herët në mëngjes. Duke qenë se është një vend shumë i pëlqyer nga të rinjtë, vazhdimisht aty organizohen mbrëmje me muzikë holandeze dhe tekno, deri në orën 04:00 të mëngjesit.

Dyqanet dhe qendra e qytetit u mbyllën

Autoritetet iu patën bërë thirrje të gjithë personave që nuk ishin zhvendosur nga banesat, të qëndronin të kyçur në shtëpi e të mos i afroheshin lokalit ku ndodhi pengmarrja, që fatmirësisht u mbyll pa të lënduar. Madje, edhe shërbimet e trenave u ndërprenë e të gjitha dyqanet në qendër të qytetit holandez Ede u mbyllën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48944 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE