BBV – Live nga Shtëpia/ Erjola dhe Rike njëzëri, Juli banori me strategjinë më të fortë brenda shtëpisë!

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BBV – Live nga Shtëpia/ Erjola dhe Rike njëzëri, Juli banori me strategjinë më të fortë brenda shtëpisë!

Në TAR po vijon transmetimin ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 19:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione, në këtë ditë feste të Pashkës katolike e ku iu është kërkuar të ngjyrosin vezët simbol.

Tema sot është ‘Strategjite dhe Loja’ për të cilën banorët japin mendimet e tyre dhe pyesin njëri tjetrin, ku në këtë rast në program janë Erjola, Françeska, Rike dhe Heidi.

Françeska pyet vajzat se strategjinë e kujt banori pëlqejnë më shumë në lojë

Rikja: Ende nuk e shoh fituesin, por me lojën që kam parë deri tani, Jul Deda, sepse është njerëzor megjithëse çalon, por edhe Graciano nuk është keq.

Heidi: Nuk shoh strategji, një gjë e përbashkët është që përdorin tema personale për të nxjerrë njerëzit nga vetja.

Erjola: Juli, sepse është njeri me parime dhe nuk bie ndesh me parimet e veta, ajo që sjell Juli më sjell energji të mirë. Jetmiri gjithashtu, pasi skema e tij është enigmatike dhe hermetike, di të luajë pa qenë prezent. ‘Ujku qimen e nderron por zakonin se harron;, pasi ka qene ish lojtar i Big Brothet dhe e njef mire formatin.

Vijon…

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49841 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE