BBV – Live nga Shtëpia/ Rike – Françeskës: Pse eksitohesh kur…

vovalbania March 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
BBV – Live nga Shtëpia/ Rike – Françeskës: Pse eksitohesh kur…

Në TAR po vijon transmetimin ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 19:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione, në këtë ditë feste të Pashkës katolike e ku iu është kërkuar të ngjyrosin vezët simbol.

Tema sot është ‘Strategjite dhe Loja’ për të cilën banorët japin mendimet e tyre dhe pyesin njëri tjetrin, ku në këtë rast në program janë Erjola, Françeska, Rike dhe Heidi.

Në vazhdën e diskutimeve për strategjitë personale Rike iu drejtua Françeskës duke e pyetur se përse eksitohet kur ka debate dhe zënka në pikë të mëngjesit.

Rike: Françeska në pamje të parë duket shumë engjëllore dhe e paqtë, por ajo është e etur për debate dhe për të shkaktuar situata në shtëpi, ende pa gdhirë. 

Françeska: E dua formatin dhe luftoj fort për të. Në shtëpinë time nuk bëj debate dhe madje zgjohem shumë e qetë. Jam reale me njerëzit që duhet të jem reale, jo të gjithë e meritojnë, pasi përfitojnë dhe të godasin.

Erjola: Unë nuk reagoj pa provokuar. Nuk rrezikoj nga gjestet, pasi do mbahem mend për gjëra negative të cilat nuk dua të ngelin në kujtesën e njerzve. Respektin ma kanë përdorur për dobësi ashtu si edhe zërin e lartë.

Heidi: Nuk kam strategji, nga Big Brother në Itali kam kuptuar se nuk mund të bësh strategji. Ndodhin shumë të papritura dhe strategjitë bien, duhet të jesh vetvetja. Unë mbaj gjtithmonë qetësinë, loja ime është të ruaj qetesinë, dhe të mos ofendoj njeri.

Françeska: Heidi, arrogante.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE