“Do marrë vesh gjëra”- U përfol se i zuri vendin Arbanës në “Big Brother VIP”, Luizi i bën komentin epik Ledionit

vovalbania December 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do marrë vesh gjëra”- U përfol se i zuri vendin Arbanës në “Big Brother VIP”, Luizi i bën komentin epik Ledionit

Sezoni i tretë i “Big Brother Vip Albania” do të startojë me 13 janar 2024, megjithëse akoma nuk dihte se kush është prezantuesi i këtij spektakli.

Prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë lajme se Ledion Liço do të zërë vendin e Arbana Osmanit duke marrë drejtimin e “BBV”.

E së fundmi, mes këtyre aludimeve Luiz Ejlli ka dhënë një koment teksa postoi një video në InsaStory.

Fituesi i “BBV2” i uroi sukses moderatorit, ndërsa me frazën “ke për të marrë vesh gjëra që nuk i di as ti” Luizi i shtoi akoma më shumë dyshimet mbi prezantuesin e spektaklit.

“Mister Ledion Liço. Mirëserdhe në Instagram, se kam qef, ëndërr e kam pas të bëj si veteran i Instagram-it. Suksese, të shkoftë mbarë me thashetheme. Ke për të marrë vesh gjëra që nuk i di as ti, ke për t’u surprizu për gjërat që ke për të marrë vesh. Nuk e ke dit për talentet që mund të kesh apo të shkuarën tënde të errët. Të gjitha këto ke për ti marrë vesh në Instagram”– tha Luizi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50856 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE